Çitaku: GJK konfirmoi shkeljen e Kushtetutës – Delegjitimimi i saj është thirrje për anarki

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se të gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe dy të votuar nga partitë opozitare, kanë konstatuar me unanimitet shkeljen e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës së Kuvendit.

Ajo e quajti çdo përpjekje për të delegjitimuar GJK-në “thirrje për anarki” dhe kujtoi se opozita aktuale kishte “pushtet absolut” vite më parë, por nuk ndërmori veprime konkrete për sigurinë kombëtare.

“Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete. Të mjerë dhe të rrezikshëm njëkohësisht,” shkroi Çitaku. /Kosova.info/


Go to TOP