Muharremi publikon analizën për rezultatin e LDK-së: Ka ruajtur bazën e vet tradicionale

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar analizën e tij për rezultatin zgjedhor të LDK-së më 12 tetor.

Duke krahasuar rezultatin e të dielës me atë të vitit 2021, ai ka bërë me dije se kjo parti e ka ruajtur bazën e vet tradicionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja është parti më e qëndrueshme në raport me 2021.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Performanca Zgjedhore për Kryetarë Komunash 2025 vs 2021 (Rezultatet Preliminare). Këtu i kemi rezultatet preliminare për Kryetarë Komunash për LDK të krahasuara me roundin e parë të 2021. Nuk janë të përfshira votat e diasporës dhe votat me kusht. LDK ka ruajtur bazën e vet tradicionale dhe është partia më e qëndrueshme në raport me 2021. Prishtina është pika e fortë kur e krahason me roundin e parë të vitit 2021 por kësaj radhe garon nga pozita e pushtit dhe kundërandidati në balotazh ka përkrahje të njejtë. Istogu dhe Lipjani janë dy komunat tjera me performancë të fortë nga LDK në roundin e parë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Rënie të votave për kryetar në Pejë, por vazhdim i dominimit atje pa ndonjë rrezik në balotazh për shkak të dallimit të thellë.. Performancë të mirë në Istog. Në Prizren kemi tkurrje prej -2,881 derisa janë rritur votat në Rahovec e Ferizaj. Veriu mbtet një rajon problematik për LDK ku ka rënie në vota për kryetar ndërsa Fushë Kosova dhe Obiliqi mbeten ndoshta lokacionet më të ‘nxehta’ në balotazh. LDK ka tregu performancë stabile dhe të qëndrueshme në garën për kryetarë, por duhet të ketë kujdes të shtuar në rajonin qendër ku rrezikohet nga LVV”, ka shkruar ai.

Go to TOP