Muharremi: Premtimet për rritjen ekonomike – LVV 6.23% vs LDK 5%
Analisti Shenoll Muharremi ka analizuar premtimet për rritje ekonomike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, ekonomistët e LDK-së kanë parashikuar një rritje prej 5% për secilin vit, ndërsa qeveria e udhëhequr nga LVV planifikon rritje më ambicioze, që pritet të arrijë 5.6% në 2025, 6.4% në 2026 dhe 6.7% në 2027.
“Mesatarja e këtyre parashikimeve të LVV është 6.23%, një rritje më e lartë krahasuar me atë të propozuar nga LDK”, ka shkruar Muharremi. /Kosova.info/