Muharremi: Kujdesi për ndërhyrjet fetare dhe koincidencat historike në rajon
Shenoll Muharremi, duke reflektuar mbi zhvillimet e fundit në rajon, thekson rëndësinë e kujdesit ndaj ndërhyrjeve fetare dhe koincidencat historike që ndodhin në kohë të ndjeshme politike.
Muharremi vë në pah takimin e sotëm të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Beograd dhe vendimin për shitjen e 12 avionëve luftarakë Serbisë, që sipas tij koincidon me një iniciativë për rindërtimin e xhamisë pranë Urës së Ibrit në Mitrovicë.
Ai e lidh këtë situatë me përpjekjet historike të vitit 1912 për themelimin e shtetit të parë shqiptar, kur fqinjët ballkanikë kishin copëtuar tokat shqiptare dhe Serbia kishte hyrë me trupa ushtarake deri në Durrës.
Muharremi thekson se shqiptarët duhet të tregohen të kujdesshëm me kisha dhe xhami, duke kujtuar koston e lartë historike që kanë paguar për shkak të këtyre elementeve.
“Fokusi ynë duhet të jetë ligjshmëria në veri të Kosovës dhe mirëqenia e komuniteteve dhe qytetarëve në atë pjesë,” theksoi Muharremi, duke bërë thirrje për një qasje të matur ndaj çështjeve fetare dhe një fokus më të madh në ndërtimin e mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. /Kosova.info/
