Muharremi kritikon ashpër ministrat e Kurtit: ky është veprimi më i ndyrë dhe fëmijëror që kam parë ndonjëherë

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër sjelljet e disa ministrave të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të paskrupullta. Në një reagim publik, Muharremi ka deklaruar se ndarja e 100 eurove për mbi 570,000 qytetarë, pa një planifikim paraprak dhe në kohë fushate zgjedhore, përbën korrupsion elektoral të hapur.

“Kjo sjellje ndaj qytetarëve është e papranueshme. Paratë nuk janë të xhepit të ministrave, por të popullit dhe bizneseve,” ka thënë ai. Muharremi ka theksuar se qytetarët po përballen me kriza të rënda financiare për shkak të inflacionit dhe çmimeve të larta, ndërsa qeveria po përdor fondet publike për përfitime elektorale.

Ai ka akuzuar një prej ministrave për “hajgare” me qytetarët, duke cituar fjalët e tij: “A po i doni a nuk po i doni paret!”. “Ky është një idiot tipik,” shtoi Muharremi, duke e konsideruar këtë qasje një sjellje të papjekur dhe të dëmshme.

Në fund, analisti u bëri thirrje përgjegjësve të japin dorëheqje dhe të ndalojnë abuzimin me fondet publike në prag të zgjedhjeve. “57 milionë euro pa asnjë planifikim paraprak – shko në shtëpi!” përfundoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP