Muharremi: Kosova mbetet 46% nën mesataren rajonale të BPV-së për kokë banori
Analisti Shenoll Muharremi ka ngritur shqetësimin se pavarësisht nga pretendimet për rritje ekonomike dhe përmirësim të treguesve, qytetarët e Kosovës jetojnë në kushte më të vështira krahasuar me fqinjët e tyre në Ballkanin Perëndimor.
“Sipas raportit të Bankës Botërore, Kosova ka një GDP për kokë banori prej vetëm $6,142, që është 46% më e ulët se mesatarja rajonale prej $8,967”, ka shkruar Muharremi.
Muharremi vë në pikëpyetje efektivitetin e qeverisjes, duke sugjeruar se potenciali ekonomik i Kosovës është ende i paeksploruar dhe se politikat aktuale nuk kanë arritur të forcojnë sektorin privat. /Kosova.info/
Prev Post
Edon Sadriu ‘Ylli i Javës’
