MSH-ja shfuqizon vendimin për Listën e re të Barnave Esenciale

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka shfuqizuar vendimin me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

Një njoftim MSH-ja ka thënë se arsye e shfuqizimit është për shkaqe teknike.

“Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqëria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”, thuhet në njoftim.

Go to TOP