Hovenier: Albright ishte mike e vërtetë e Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani, në përvjetorin e vdekjes së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kanë bërë homazhe para bustit të saj në kryeqytet.

“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj. Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jeta të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, shkruan Hovenier në Twitter.

Go to TOP