MPJD del me njoftim për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës pas bllokimit të pikës në Merdare
Pas vendosjës së një Barrikade afër pikës kufitare në Merdare, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.
“Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë. Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje nga kjo ministri kërkojnë që të përdoren pikat tjera kufitare.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet më tej.
