Mourinho: Do të kthehesha si trajner në Itali
Trajneri portugez Jose Mourinho duke se është duke e menduar largimin nga Fenerbahce e Turqisë.
Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha evropiane, në një prononcim për ‘Corriere dello Sport’, ka thënë se do të dëshironte të kthehet në Itali.
“Sigurisht që do të kthehesha si trajner në Itali”, ka thënë Mourinho.
Kujtojmë se Mourinho disa vite me parë kishte fituar tripletën me Interin, derisa portugezi në Itali kishte drejtuar edhe Romën.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, ka theksuar Kurti në RTK.
Deklaratën e Kurtit, Çitaku e ka cilësuar si “tallje pa kripë” me ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Mes shumë “perlave” të shprehura mbrëmë, Kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, “priton të mbushë formularët”. Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa kripë, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
