Moti sot në Shqipëri i kthjellët, temperatura deri në 27 gradë

Ditën e sotme në Shqipëri parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era do të fryj e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-2ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 5 deri 18°C                                                                                                                                                       

Në zonat e ulëta 4 deri 27°C                                                                                                                                                               

Në bregdet 9 deri 28°C


Go to TOP