Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Pesë ditët e ardhshme pritet të jenë me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.


Go to TOP