Moti sot

Të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Go to TOP