Mot sot i ndryshueshëm, temperatura deri 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet19-22 gradë Celsius.

Sipasm Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Go to TOP