Mosmarrëveshja në komunikacion përfundon me sëpata e shufra metali  

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me përleshje fizike mes tre personave në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa njëri ndodhet ende në arrati.

Gjatë kontrollit të automjeteve të përfshira në incident, në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe një sëpatë, ndërsa në automjetin tjetër është gjetur një gëzhojë, për të cilën dyshohet se është shkrepur nga personi që ndodhet në arrati, teksa ndodhej brenda veturës.

Me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Go to TOP