Moska thotë se forcat ukrainase i vranë 14 persona në një spital në Luhansk

Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar forcat ukrainase se kanë goditur një spital në rajonin lindor të Luhanskut, duke lënë 14 të vdekur dhe duke plagosur 24 të tjerë.

Ministria tha në një deklaratë se të shtunën në mëngjes në Novoaidar, “forcat e armatosura ukrainase sulmuan qëllimisht ndërtesën e një spitali rrethor” me një sistem raketash me shumë lëshime HIMARS të prodhuar nga ShBA, përcjell Klankosova.tv

Ministria shtoi se 14 u vranë dhe 24 u plagosën në mesin e “pacientëve të spitalit dhe personelit mjekësor”.

Go to TOP