Morina për arrestimet: AKI, Policia e Prokuroria kanë bërë punë të mirë

Refki Morina, nënkolonel i Policinë e Kosovës në pension, për arrestimin e dy të dyshuarve për bashkëpunim me BIA-n serbe tha se AKI-a, Policia e Kosovës, Prokuroria janë në rrugë të mbarë që të identifikojnë kryes të ndryshëm të veprave penale, sidomos të veprës së rëndë penale, sikurse është spiunazhi.

“Mendoj se AKI, Policia e Kosovë dhe Prokuroria kanë bërë punë të mirë dhe mendoj se kështu do të veprojnë edhe në pjesë të tjera të Kosovës, në mënyrë që personat e dyshuar të argumentohen me prova e dokumente dhe të procedohen ne gjykatë, që të ndëshkohen për veprimet e veta që i kanë kryer”, deklaroi Morina në ‘Lajmet e fundit’, në RTK.

Morina më tej tha se në bastisjen e kryer në banesat e të dyshuarve, pajisjet e gjetura atje dyshohet se kanë mundur të kryejnë edhe ndonjë skenar tjetër me qëllim të zhvlerësimit të luftës së UÇK-së.

“Në bazë të dëshmive që ekzistojnë ata kanë pasur pretendime të tjera me qëllim të destabilizimit dhe të humbjes së imazhit të shtetësisë të institucioneve tona”, tha Morina.

Ai shtoi se AAKI-a, Policia e Kosovës dhe Prokuroria duhet të vazhdojnë punën, ngase mund të kenë edhe persona të tjerë në mënyrë që në rrjetin e tërësishëm të spiunazhit kanë mundur të lidhen mes vete.

Go to TOP