Morata: Shumë e dhimbshme të largohesh kështu nga Botërori

Pas humbjes pasditen e djeshme ndaj Marokut, ekipi i Spanjës i dha “lamtumirën”, Kupës së Botës.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, sulmuesi i Atletci Madrid është shprehur shumë i zhgënjyer për eliminimin ndaj Marokut.
“Ëndrra e Kupës së Botës përfundoi shumë më herët se sa pritej dhe në një mënyrë shumë të dhimbshme. Na vjen keq veçanërisht për miliona tifozë që na mbështetën, në Katar dhe nga Spanja. Gjithashtu për familjet tona që janë gjithmonë në vështirësi. Ne jemi më të lënduarit, sepse të luash në një Botëror është diçka shumë e veçantë dhe të thuash lamtumirë si kjo është shumë e vështirë. Ne dhamë gjithçka për t’ia dalë. Vendi ynë është i lumtur, por është e qartë që gjërat nuk shkuan ashtu siç do të donim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”,- u shpreh Morata, në mesazhin e tij.

Go to TOP