Momenti kur Edouard Mendy ia mohoi Milot Rashicës golin e parë në Ligën Premier

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte afër të shënonte golin e parë në Ligën Premier për ekipin e tij Norëich City.

Rashica ishte afër ta hapte llogarinë e golave të tij në Ligën Premier në takimin e javës së nëntë në udhëtim te Chelsea në Stamford Bridge.

Por, sulmuesi vushtrrias edhe pse fillimisht kaloi portierin Edouard Mendy, nuk arriti ta qojë topin në rrjetë, pasi portieri i Bluve arriti të kthehet dhe t’ia ndal goditjen me këmbë.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Në ato momente rezultati ishte 3-0 dhe një gol i Rashicës do mund të hapte ndeshjen.

Megjithatë, ajo nuk ndodhi dhe në fund Norëich u mposht me rezultat të thellë 7-0 nga Blutë e Londrës.

Rashica vazhdon të mbetet pa gol deri më tani këtë sezon në Ligën Premier, teksa është paraqitur në nëntë ndeshje. 

https://twitter.com/kors_andreas/status/1451905480562028547?s=20
Go to TOP