Momenti i frikshëm kur shpërthimi i gazit shkatërron një shtëpi – gjejnë vdekjen tre anëtarë të një familjeje në Brazil

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e tmerrshëm kur një shpërthim gazi shkatërroi një shtëpi në Brazilin juglindor, duke vrarë tre anëtarë të një familjeje dhe duke plagosur një tjetër.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi në orën 7:14 të mëngjesit të së enjtes në komunën Espírito Santo të Vila Velha.

Viktimat u identifikuan si Eduardo Cardoso, 68 vjeç; vajza e tij, Camila Morassuti Cardoso, 33 vjeçe; dhe mbesa e tij, Sabrina Morassuti, 15 vjeçe, e cila ishte vajza e Camilas.

Vajza e Eduardoa Cardoso, Larissa Morassuti, 36 vjeç, mbijetoi dhe mbetet e shtruar në spital.

Banorët e lagjes i thanë gazetës braziliane G1 se kishin nuhatur një erë të fortë gazi në mëngjes, por nuk ishin të sigurt se nga cila pronë vinte.

Ndërkohë një grua e identifikuar si Rosana tha për median se ‘ndihej sikur një bombë’ kishte rrafshuar ndërtesën trekatëshe.

Ajo tha se i moshuari jeton në katin e parë me Camila dhe Sabrina, ndërsa Larisa kishte për vete katin e dytë të shtëpisë. Në katin e tretë nuk banonte askush.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Vila Velha, kolonel Wagner Borges u tha gazetarëve se hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi. 

Go to TOP