Molliqaj: Monoetniciteti për Asociacionin u lansua nga qeveria

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit.

Ai tha se versioni final dihet, sepse sipas tij nuk do të jetë ‘mono’ dhe se sipas tij, Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version.

“Për a kundër Asociacionit, të bëhemi bashkë!Ky nocioni i monoetnicitetit u lansua nga qeveria për tu dukur se e përmirësuan statutin e Asociacionit, e versioni final, dihet, nuk ka me qenë MONO. Kurrë nuk ka pas me qenë. As atëherë kur kundërshtohej me protesta e aksione brenda Kuvendit. Asociacioni është i dëmshëm tashmë, në secilin version. Dhe si i tillë absolutisht i papranueshëm”.

“Strategjia është kjo: shpike problemin, luftoje atë dhe shpalle suksesin. E tërë kjo pjellë e imagjinatës (së rrezikshme). Qeveria luftë kryesore e ka me mbështetësit e saj. Ka detyrë t’i përgjigjet pyetjes së vështirë: si të duket parimore dhe e drejtë, pa qenë e tillë. Kjo e tejkalon temën e asociacionit. Është në pyetje qenia e tyre polike”, tha Molliqaj.

Tutje, Molliqaj në shkrimin e tij tha se organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth asociacionit.

“Këta krijojnë insinuata dhe kur ato nuk ndodhin (se janë shpikje, kryesisht duke keqpërdorur situata e gjendje njerëzish) atëherë na japin lajmin e suksesit, se si këta e ndalen, përmirësuan apo ndaluan. Që të tri deklaratat janë gënjeshtra”.

“Prandaj, organizimi për një shoqëri më të barabartë duhet ta tejkalojë konfliktin rreth asociacionit. Edhe ata që janë kundër dhe ata që janë për, kanë arsye të fuqishme për tu bashkuar. Duhet të organizohemi në kundërshtim të gjithë ne që nuk durojmë të qeverisemi me modele politike dogmatike, autoritare”, shkroi tutje Molliqaj. /Kosova.info/

Go to TOP