Molliqaj Kurtit: Dorëhiqu, shkuarja në zgjedhje është guxim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të japë dorëheqje.

Sipas tij Kurti po luan viktimën teksa do të thotë që s’ka përgjegjësi për implementimin e Asociacionit.

Molliqaj pretendon se ndërkombëtarët duan ta implementojnë Asociacionin duke ia ruajtur figurën Kurtit.

“Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie.Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para”, shkroi ai në Facebook.

Ai më tej është shprehur se “Shkuarja në zgjedhje është guxim”.

Go to TOP