Mërgim Berisha ia siguron një pikë Fenerbahçes

Fenerbahçhe ka barazuar me Umraniyesporin, në ndeshjen hapëse të Superligës së Turqisë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Enner Valencian, në minutën e 19’, teksa vendasit arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 29’ me Tomislav Glumac.

Derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë, Valencia i kaloi prapë në epërsi vendasit.

Në pjesën e dytë, Umraniyespori arriti ta barazojë rezultatin për herë të dytë në ndeshje, me Valentin Gheorghe.

Teksa për herë të parë në epërsi kaluan në minutën e 73’, pasi Antonio Mrsic ishte i saktë nga penalltia.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes Mërgim Berisha ia siguroi një pikë Fenerbahçes. 

https://youtu.be/ZqyFJ0nLDHc
Go to TOP