Mehaj dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë sonte në fabrikën e Gramshit në Shqipëri nga tre persona, dy prej të cilëve me pasaporta ruse dhe një me pasaportë të Ukrainës.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me ministrin Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, thuhet në reagim.

Tre shtetas të huaj, dy me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë në fabrikën e Gramshit.

Gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar tre shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakë shqiptarë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sulmuesit janë arrestuar.

Go to TOP