Ministrja Gërvalla vizitoi Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren znj.Liza Gashi, kanë vizituar Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, që po mbanë edicionin e 12-të në qytetin e Pejës.

Gjatë ditë së sotme ato panë nga afër aktivitetet, punëtoritë, vullnetarët dhe programin e filmave në kuadër të këtij festivali.

Ministrja Gërvalla, gjatë takimit që pati me organizatorët e këtij festivali si dhe drejtorin ekzekutiv z.Vullnet Sanaja, theksoi përkushtimin e Qeverisë, e sidomos të MPJD-së për të thelluar bashkëpunimin me festivale të këtij niveli që promovojnë artistët, kulturën, por edhe Republikën e Kosovës, e cila për disa ditë bëhet nikoqire e shumë artistëve dhe artëdashësve nga e gjithë bota.

Ajo gjithashtu theksoi faktin që aktivitetet e tilla kulturore janë platforma të shkëlqyera edhe për pjestarët e mërgatës që aktualisht ndodhen në Kosovë dhe i frekuentojnë ato. /Kosova.info/

Go to TOP