MKRS-ja mbështetë Komunën e Gjilanit në realizimin e projekteve

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit në vlerë prej 302,000.00 euro.

Këto mjete ndahen për realizimin e katër projekteve.

Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, tha se kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në vlerë 302,000.00 euro me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit.

Më tej drejtori tregoi se këto mjete janë për këto punë.

Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për ndërtimin e sallës së koncerteve në Gjilan, në shumë prej 60,000.00 €.

Hartimi i projektit ideor dhe të hollësishëm (zbatues/ kryesor) të arkitekturës dhe të inxhinierisë për rinovimin e teatrit të qytetit në Gjilan, në shumë prej 60,000.00 €.

Punë për renovimin e shtëpive të kulturës në fshatrat Cërnicë dhe Zhegër, në shumë prej 102,000.00 €.

Punë për zgjerimin e tribunave të stadiumit ndihmës (pranë Rrugës Idriz Seferi) në Gjilan, në shumë prej 80,000.00 €. /Kosova.info/

Go to TOP