Mitrovicë e Veriut, 177 mijë euro për punimet në rrugën Boro Stankoviq

Sot kanë filluar punimet në rrugën Boro Stankoviq, një projekt tejet i rëndësishëm për banorët e asaj lagje. Kështu ka njoftuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në një postim në Facebook, Atiq ka dhënë se Vlera e projektit kap shumën rreth 177 mijë euro, ku përfshin asfaltimin, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Vlera e projektit kap shumën rreth 177 mijë euro, ku përfshin asfaltimin, kanalizimin fekal dhe atmosferik. Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë në gjithë qytetin, kështu duke i dhënë fund neglizhencës së bërë nga qeverisjet e kaluara”, ka shkruar Atiq në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP