Mitrovica Veriore kërkon respektim të ligjit për vendosjen e reklamave

Komuna e Mitrovicës Veriore ka ftuar subjektet afariste që të pajisen me leje për vendosjen e firmave dhe reklamave të ndryshme.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit dhe Rregulloreve Komunale në fuqi, Komuna e Mitrovicës Veriore, fton subjektet afariste, shitësit ambulant, personat fizik, që të pajisen me leje për vendosjen e mbishkrimeve (firmat), panot, banerët mbi rrugë, tabelat reklamuese, ekranet elektronike reklamuese, tabelat reklamuese me kino-projektor, tabelat reklamuese digjitale dhe të tjera të ngjashme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në rast të mos pajisjes me leje sipas këtij njoftimi, inspektorët komunal obligohen të ndërmarrin veprime ligjore deri në eliminimin e parregullsive. /Kosova.info/

Go to TOP