Mision privat në Hënë, ‘Blue Ghost’ aterron me sukses në sipërfaqen e saj
Kompania Firefly Aerospace, nga Texasi në SHBA, ka njoftuar se fluturakja e saj Blue Ghost me sukses aterroi në hënë . ME këtë Firefly, u bë kompania e parë private e cila, me sukses, arriti të dërgon mision në hënë.
Kompania private Firefly Aeropnautics, me bazë në Teksas të SHBA-s, ka njoftuar se fluturakja e saj Blue Ghost, ka arritur që me sukses të aterron në sipërfaqen e hënës pasi që kaloi mbi dy javë në gjithësi- njërën prej të cilave duke mbledhur informata për sipërfaqen e hënës nga orbita e saj.
Misioni i Blue Gjost është të kryen kërkime në Mare Crisium, njërin prej kratereve të mëdha të hënës i cili shihet edhe me sy, nga toka, por, përveç kërkimeve, ky mision ka për qëllim testimin e shumë teknologjive të reja, të cilat do të përdorën në të ardhmen e afërt.
Kjo është hera e parë që një kompani private arrin që me sukses të dërgon mision për në hënë përderisa vet misioni u zhvillua dhe ekzekutua në bashkëpunim me NASA , si pjesë e përgjithshme e programit ARTEMIS të NASA-s qëllimi i së cilit është të rikthen njerëz në sipërfaqen e hënës deri në fund të dekadës. Pjesë qendrore e këtij programi është bashkëpunimi me kompanitë private të cilat do të dërgojnë sonda robotike që do të kryejnë kërkimet dhe punën e nevojshme për kthimin e sigurt të astronautëve në hënë. Gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, do të shohim rritje të madhe të numrit të misioneve të ndryshme drejtë hënës- të gjitha, pjesë e programit intensiv të rikthimit të astronautëve në satelitin e vetëm natyral të tokës.
Njëkohësisht, NASA; dhe kompanitë private për kërkime në gjithësi, e shohin hënën si vend ideal prej ku do të nisën misionet e ardhshme drejtë planetëve më të largëta të sistemit tonë diellor. /RTK/
