Miratohet Plani për `Kalabrinë`, Rama: Ditë e madhe për kryeqytetin

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar të hënën Planin rregullues të lagjes “Kalabria”.

Këtë votim, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe për “Kalabrinë” e Kryeqytetin.

“Ditë e madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin. Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit të Rregullativ të Lagjes Kalabria. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP