Miratohet lista për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka:

–    Miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:

o  Habib Basholli;

o  Nasuf Mjekiqi;

o  Bahri Karaça;

o  Avdi Mjeku;

o  Hasan Preteni;

o  Kaltrinë Demiri. 

–    Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve. Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale. /Kosova.info/

Go to TOP