Minoriteti RAE është skajshmërisht i diskriminuar
Studiuesi i filozofisë dhe politologu Alban Berisha, ka potencuar pozitën mjaft të vështirë në shoqëri të minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, minoritet i cili sipas z. Berisha ka fillimisht vështirësi për të gjetur veten në shoqëri, e më pas ata kanë vështirësi në të gjitha sferat e jetës.
Tutje, ai ka theksuar se: “ne si shoqëri duhet të punojmë për një mirëqenie për të gjitha komunitetet” duke vlerësuar se kjo do të ishte në të mirë të zhvillimit të shoqërisë tonë.
Më poshtë keni postimin e plotë të z. Alban Berisha të bërë në llogaritë e tij në rrjete sociale.
“Doren ne zemer ne me Kushtetute jemi Shtet multietnik, çka nenkupton qe perbehemi nga etni te ndryshme, ku te gjithe presupozohet t’i kene te drejtat e barabarta. Deri ketu ne leter jemi ne rregull, por e njejta gje nuk ndodhe edhe ne realitet.
Ne realitet, nder minoritetet qe ka perfituar ne ekstremitet eshte minoriteti serb, kurse te gjitha minoritetet tjera, e ne veçanti ai RAE eshte skajshmerisht i diskriminuar.
Ata sot kane veshtiresi fillimisht per ta gjetur veten te barabarte ne shoqeri, e me pas kane veshtiresi thuajse ne te gjitha sferat e jetes, gje qe e bene kete komunitet jo vetem te diskriminuar, por faktikisht edhe skajshmerisht te varfer.
Ne kete pike, ne nuk duhet vetem t’i themi stop racizmit, por duhet te punojme per nje mireqenie per te gjitha komunitetet. Konsideroj qe e kemi obligim per zhvillimin e shoqerise tone!”
