Ministria e Shëndetësisë tregon si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një videoje iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Në këtë video tregohet si duken mushkëritë tek personat që janë vaksinuar edhe tek ata që nuk janë vaksinuar.

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19.

Go to TOP