Ministria e Drejtësisë: Gratë duhet të trajtohen të barabarta

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme tragjike, ku një grua shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kjo ministri ka shpërndarë fotografi teksa krerët shtetërorë, me në krye shefin e ekzekutivit ndjekin filmin: “Vera andrron detin”.

Siç përshkruhet në publikim, ky është filmi që pasqyron në mënyrë brilante cenimin e integritetit ekonomik të grave.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

‘Vera andrron detin’ është filmi që pasqyron në mënyrë brilante cenimin e integritetit ekonomik të grave.

Detyrimi fisnor për të hequr dorë nga prona së cilës i takon gruas është një fenomen tjetër i rënduar në realitetin tonë shoqëror. Gratë duhet të trajtohen të barabarta. Në familje, në shoqëri, në institucione.

Këtë duhet kuptuar, familja dhe e tërë shoqëria.

Le të lëvizim bashkë drejt një shoqërie më të emanciouar.

Sa më shumë të përbashkuar drejt barazisë aq më shpejtë drejt një shoqërie më të emancipuar.

Go to TOP