Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia po përpiqet të dezinformojë rreth municionit që po dërgojmë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) thotë se Vladimir Putin “qëllimisht po përpiqet të dezinformojë” duke kritikuar publikisht vendimin e saj për të dërguar municion që përmban uranium të varfëruar në Ukrainë.

Presidenti rus tha se Moska do të reagonte ashpër nëse Britania e Madhe do ta bënte këtë veprim, për të cilin ai pretendon se Perëndimi po dërgon armë që përmbajnë komponentë bërthamorë drejt Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se do të dërgojë predha të uraniumit të varfëruar’ në Ukrainë, duke shtuar se ushtria britanike e ka përdorur materialin në predhat e saj “për dekada”.

“Është një komponent standard dhe nuk ka të bëjë me armët apo aftësitë bërthamore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe shtoi, “Rusia e di këtë, por qëllimisht po përpiqet të dezinformojë”.

Predhat janë shumë efektive në shkatërrimin e tankeve moderne dhe automjeteve të blinduara, tha ministria, raporton skynews.

Ai shtoi se kërkimet shkencore tregojnë se çdo ndikim në shëndetin personal dhe mjedisin nga përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar “ka të ngjarë të jetë i ulët”.

Go to TOP