Lajçak flet për marrëveshjen, Neni 7 nuk ka zotime të reja

Në Nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit nuk ka zotime të reja, por ka pajtim për t`i zbatuar marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, ka thënë përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak. Mes tjerash, Lajçak ka thënë se palët nuk mund të zgjedhin se cilën nga marrëveshjet ta zbatojnë, por ato duhet të zbatohen të gjitha.

Pёrfaqёsuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian pёr dialogun, Mirosllav Lajçak ka shpjeguar se neni 7 i marrëveshjes mbi rrugёn drejt normalizimit tё marrёdhёnieve mes tё Kosovёs dhe Serbisё nuk përfshin zotime të reja për Prishtinёn zyrtare.

Neni 7, sipas Lajçak, flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar e kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin që themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kёto komente Lajçak i ka bërë nё njё intervistё tё përbashkët dhёnё mediumeve Radio Evropa e lire dhe Euronews.

Ai ka tёrhequr vёrjetjen te palёt se nuk mund tё zgjedhin marrëveshjet qё iu pёlqejnё pёr zbatim, por secila duhet tё zbatohet. Kjo pos Asociacionit, sipas Lajçak, nënkupton edhe Nenin 4 tё marrëveshjes ku thuhet se Serbia nuk do tё kundërshtojë anёtarёsimin e Kosovёs nё organizatat ndёrkombёtare.

Nё kёtё intervisё, Miroslav Lajçak pranon se pala evropiane ka pasur fillimisht njё plan mё ambicioz në aneks me afate kohore e detyra tё qarta. Gjithashtu sipas tij, ishte pёrfshirё edhe mundësia e nënshkrimit tё marrëveshjes.

Nënshkrimi, sipas shpjegimeve tё Lajçkut nuk ishte i mundur pёr shkak se presidenti serb Vuçiq, thirrje nё kufizime kushtetuese ndërsa aneksi pёsoi ndryshime kur ishte e qartë se dallimet e liderëve ishin tё pakapërcyeshme.

Pavarësisht mungesës sё nёnshkrimit nё marrёveshje, pёrfaqёsuesi i veçantё pёr dialog konsideron se kjo ёshtё ligjërisht detyruese pёr palet sepse liderët ishin pajtuar qё ky dokument të formalizohet përmes njoftimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, gjë që ka ndodhur të shtunën.

“Kjo është plotësisht në përputhje me praktikën juridike ndërkombëtare. Pra, kjo do të thotë se ky dokument është i detyrueshëm, është zyrtar dhe është formal. Çdo spekulim se është apo jo i vlefshëm dhe i detyrueshëm, është i pakuptimtë”, nënvizoi Mirosllav Lajçak.

Go to TOP