Ministri i Izraelit, Frej ndihmon shoqatën Handikos me 93 karroca

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’, me ç’rast, Frej ka ndihmuar shoqatën Handikos me 93 karroca.

Ministri Krasniqi nënvizoj se ky donacion është më se i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.

Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar.

Në njoftim thuhet se vizita e delegacionit të Izraelit në Kosovë është e para e këtij lloji e cila sot përmbyllet, me idenë e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen edhe në sfera tjera. 

Go to TOP