Milani synon fitoren e pestë radhazi në ndeshje ndaj Bolognas, formacionet zyrtare

Bologna dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të Bolognas në takimin i cili pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Stadio Renato Dall’Ara.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje nga një seri pozitive me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të rrëmbyer pozitën e parë së paku përkohësisht.

Në anën tjetër, vendasit kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit me një fitore dhe një barazim, teksa synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

Bologna:Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic;

MilanTatarusanu; Calabria, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic;

Go to TOP