Vendos Isaksen, Lazio mposht Milanin
Milani ka dështuar t’i afrohet me pikë Interit në garën për titull të kampionit.
Pas humbjes nga Lazio të dielën, Milani mbeti tetë pikë prapa liderit, Interit, që të shtunën barazoi 1:1 me Atalantan.
Milani e humbi 1:0 nga Lazio ndeshjen e javës së 29-të të Serie A.
Golin e fitores për skuadrën nga Roma e shënoi, danezi Gustav Isaksen në minutën e 26-të.
Ardon Jashari kompletoi ndeshjen te Milani, kurse Elseid Hysaj mbeti në stol te Lazio, që ngritët në vendin e nëntë me 40 pikë.
