Milani bëhet me sulmues të ri
Sulmuesi francez Christopher Nkunku ka mbërritur në Itali dhe është gati të bëhet përforcimi më i ri i Milanit. Futbollisti i ardhur nga Chelsea zbarkoi mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Milanos “Linate”, ku sot do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës.
Kontrata e re do ta lidhë 26-vjeçarin me klubin kuqezi deri në vitin 2030, duke i dhënë trajnerit Massimiliano Allegri një armë të rëndësishme në repartin ofensiv.
Marrëveshja mes Milanit dhe Chelseat u finalizua pas bisedimeve intensive mes dy palëve, duke përmbyllur transferimin e bujshëm që pritej prej ditësh.
Prev Post
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare
