Miftaraj: Sa i është rritur Albin Kurtit tatimi në pronë?

Ehat Miftaraj nga IKD ka bërë një pyetje për rritjen e faturës së tatimit në pronë.

Miftaraj ka pyetur se sa i është rritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tatimi në pronë.

Sa i është rritur Albin Kurtit tatimi në pronë? Për një dost të VV po pyes.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, qytetarët e Prishtinës dhe komunave të tjera janë ankuar për dyfishim të faturave të tatimit në pronë.

Rritja e tatimit në pronë u bë për shkak se Ministria e Financave bërëi rivlerësimin e pronave.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë kërkuar që të pezullohet vendimi pasi sipas tyre, ky vendim bë në kohën kur ka rritje të çmimeve të të gjitha produkteve.

Mbetet të shihet nëse do të pezullohet ky vendim.

Go to TOP