Mësuesit serbë s’largohen nga shkollat e veriut, paguhen nga buxheti i Kosovës

Disa nxënës e disa punonjës po hyjnë në Shkollën Teknike të Mitrovicës së Veriut.
Dita është krejt normale e zyrtarët e shkollës ndryshe nga ata të gjykatave e policisë mesa duket nuk po bënë përshtypje vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat.
Kjo sepse në shkollë po punojnë të gjithë. E njëjta situatë është edhe në shkollën fillore të Leposaviqit.

Pavarësisht që simbolet serbe nuk mungojnë ata nuk po veprojnë si komuniteti i tyre. E se çdo ditë kanë ardhur mësimdhënësit në punë e konfirmojnë edhe nxënësit e shkollës.

“Po vi çdo ditë në shkollë, vetëm në vikende jo. Dhe po, mësuesit tanë janë këtu çdo ditë”, thonë ata. “Mua më pëlqen shumë shkolla dhe mësuesit nuk mungojnë”.

E njëjta situatë është në shkollat e Graçanicës, në të cilat ka qëndruar televizioni.

Të gjithë këta mësimdhënës, marrin paga edhe nga buxheti i Kosovës. Kjo është konfirmuar për RTV Dukagjini nga burime brenda Kolegjiumit të arsimit.

Në muajin shtator, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i pat thënë televizionit se Ligji për Komuna i jep kompetenca tejet të mëdha komunave me shumicë serbe e që sipas saj ky ligj është vështirë të ndryshohet për shkak të nevojës edhe të 2/3 së votave të komuniteteve.

Go to TOP