Messi: Mosha nuk do të përcaktojë momentin e pensionimit

Lionel Messi ka deklaruar se ndjenjat dhe performanca do të jenë faktorët kryesorë për të vendosur kur të tërhiqet nga futbolli aktiv.

Sulmuesi argjentinas, i cili është një nga futbollistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ka thënë se mosha nuk do ta përcaktojë momentin e pensionimit. 

“Jam shumë autokritik. E di kur jam mirë, kur jo, kur luaj mirë dhe kur luaj dobët. Kur ta ndiej se është koha për ta hedhur atë hap, do ta bëj pa menduar për moshën”, ka thënë tha Messi. 

Go to TOP