“Merr frymë” shëndetësia kosovare: Zero pacientë me COVID-19 në QKUK

Në QKUK aktualisht nuk ka asnjë pacient me COVID-19 që po trajtohet nga pasojat e këtij virusi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga SHSKUK.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës po trajtohen dy pacientë nga COVID-19, teksa njëri prej tyre është nga Shqipëria.

Raporti i plotë:

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19

Në kuadër të Spitalit të Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19, njëri nga ta nga Shqipëria, ndërkaq në QKUK nuk ka pacient të konfirmuar me Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë post-Covid-19

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë. 

Go to TOP