Merr flakë një veturë në autostradën Tiranë-Durrës

Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e pasdites të së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit.

Siç mund ta shikoni nga pamjet në video, mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij.

“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Go to TOP