Merimanga e madhe ndërpret konferencën për shtyp të ministres australiane

Ministrja e Shëndetësisë në Queensland të Australisë, Yvette D’Ath, u ndërpre gjatë mbajtjes së një konferencë shtypi në natyrë, kur dikush i vuri në dukje se kishte një merimangë të madhe në këmbën e saj.

E frikësuar, ministrja kërkoi nga stafi që t’ia largojnë dhe i luti që ta njoftojnë nëse merimanga i vjen afër fytyrës së saj.

Merimangat Huntsman janë të mëdha dhe mund të bëjnë pickim të dhimbshëm, por kafshimet nuk konsiderohen të rrezikshme për njerëzit.

Go to TOP