Memli Krasniqi viziton kandidatët e partisë së tij për kryetarë komunash

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është duke zhvilluar takime me kandidatët e partisë së tij, të cilët ishin pjesë e zgjedhjeve të së dielës.

Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, Krasniqi shihet krah Besim Ilazit, kandidatit për kryetar të Kaçanikun, i cili pritet të shkojë në balotazh në këtë komunë bashkë me kandidatin e LVV-së, Jeton Rakën.

Më herët Krasniqi ka qenë edhe në Han të Elezit, aty ku shkojnë në balotazh kandidati i tyre, Mehmet Ballazhi dhe ai i pavarur Rufki Suma, ndërkaq gjatë orës 19 Krasniqi pritet të shkojë edhe në Skenderaj.

Go to TOP