Memli Krasniqi ngushëllon familjen e Rexhep Bojës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngushëlluar familjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.

“Kosova sot humbi një intelektual e patriot, ish-Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Bojën, i cili për shumë vjet punoi për lirinë e vendit, promovoi dijen, mirësinë e besimin për popullin tonë”.

“Rexhep Bojën do ta kujtojmë përherë edhe për kontributin e pakursyer në shtetndërtim duke qenë ambasador i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, nga ku afirmoi shtetin tonë në botën arabe, ku krijoi ura të reja komunikimi e mundësi bashkëpunimi”.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Rexhep Bojës, si dhe për Bashkësinë Islame të Kosovës”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Go to TOP