Memli Krasniqi: Malisheva po i bashkohet përsëri vizionit të PDK-së, që do të jetësohet nga kryetari Isni Kilaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin në ardhje të Malishevës, Isni Kilaj takuan aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po vazhdojnë të jenë të mobilizuar maksimalisht për ta përmbyllur me fitore balotazhin, në mënyrë që të rikthehet modeli zhvillimor i qeverisjes edhe në këtë komunë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, u shpreh i lumtur që Malisheva do t’i bashkohet vizionit të PDK-së përsëri, për t’u shkëputur nga qeverisja e papërgjegjshme dhe nga një mendësi shpërfillëse e diskriminuese.

“Besimi dhe vullneti i qytetarëve të Malishevës në kryetarin Isni Kilaj, pa dallime partiake, janë garancë dhe përgjëgjësi për jetësimin e vizionit tonë qeverisës.”, shkruan Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmemli.krasniqi%2Fposts%2F408236620675074&show_text=true&width=500Më shumë nga interneti

Go to TOP