Kurti në Gjakovë për ta mbështetur Kusari-Lilën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e njëkohësisht kryeministri, Albin Kurti, gjatë së shtunës ka marrë pjesë në një tubim elektoral në mbështetje të kandidates për Kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Ai në Rogovë, premtoi investime për zhvillim e përmirësim të jetës së këtyre banorëve, ndërkaq që zotime kishte edhe Kusari-Lila.

Për këtë pjesë të Gjakovës, këta premtuan ura, shtëpi të kulturës, shesh e shërbime të tjera administrative që do të shtohen në fshat nëse Kusari-Lila del fituese në garën me Ardian Gjinin e AAK-së në balotazh.

Go to TOP